09:30 / 13.04.2023
Rikthehen emocionet e Europa League, spikat dueli United-Sevilla
F.Bytyqi/RTKLive
Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sonte rikthehen emocionet e Europa League, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Europa League vjen sonte me sfidat e para të çerekfinaleve. Mancheser United-Sevilla, llogaritët ndeshja kryesore e sontme, ndeshje kjo që luhet në ‘Old Trafford’.
‘Djajtë e Kuq’ pavarësisht se luajnë pa yllin e tyre, Marcus Rashford të lënduar, megjithatë, konsiderohen favorit në duel me skuadrën spanjolle, e cila po kalon formë jo të mirë këtë sezon të garave.
Duele dramatike pritet të luhen edhe në përballjet Juventus-Sporting dhe Feynord-Roma, derisa Bayer Levekusen para tifozëve të tyre përballet me Union St.Gilloise.
























