Pioli: Kemi luajtur një ndeshje Champions, por…
RTSH
Stefano Pioli buzëqesh me suksesin e tij në shtëpi të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Një gol i Bennacer ishte vendimtar, me trajnerin kuqezi që tashmë po e pret me padurim ndeshjen e kthimit: "Tashmë jam duke menduar për ndeshjen e dytë, do të jetë një tjetër ndeshje e mrekullueshme. Kishte shumë gabime teknike, kishte tension dhe emocion mes dy skuadrave që u përballën me një ndeshje të ekuilibruar”.
"Ata kishin një fillim më të mirë, ne dribluam keq në fillim dhe ishin më agresivë, pastaj luajtëm ndeshjen kundër një ekipi të fortë. Është fitorja e parë kundër Napolit këtu në Milano në tre vitet e fundit, kemi shpenzuar shumë dhe është një rezultat i cili na jep mundësinë të kalojmë”, tha trajneri kuqezi.
Duke folur për individë, trajneri i Milanit nënvizoi: "Bennacer bëri një lojë të shkëlqyer, ne kishim Saelamaekers që punoi në krah për të ndihmuar Kalabrinë në dyfishimin ndaj Kvaratskhelia. Nuk do të përmend emra, më pëlqeu qëndrimi i gjithë ekipit. Luajtëm një lojë të Champions League, por nuk është një rezultat që mbyll kualifikimin. Ne e dimë se çfarë vështirësish do të hasim”.























