Javën tjetër votimi i fundit për liberalizim të vizave
J.Musliu/RTKlive
Hapi i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet javën e ardhshme. Kështu ka deklaruar Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK-ut.
Ai ka thënë se javën e ardhshme, liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën e Parlamentit Evropian.
“Javën e ardhshme liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Ky është votimi final në procesin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Shasha.
“Më nuk do të këtë lajme për ‘edhe një votim’ apo ‘edhe një hap”, ka thënë Shasha.
“Ky është fundi”, tha ai.
“Dhe fakti që më vjen kaq zor të shqiptoj fjalën ‘urime’, tregon sa i dhimbshëm ka qenë ky proces”, deklaroi ai.
Me votimin final në Parlamentin Evropian, liberalizimi i vizave për kosovarët, ashtu siç është përcaktuar, do të ndodhë jo më larg se me 1 janar 2024.
Kështu, nga 1 janari edhe Kosova pritet t’u bashkohen të gjitha vedneve të rajonit, të cilat liberalizimin e vizave e kanë fituar më shumë se 12 vjet më parë.























