Dibrani është takuar me drejtoreshën e Burgjeve të Danimarkës
BKT
Foto; Nga profili i Ismail Dibranit në Facebook
Lajme

Dibrani është takuar me drejtoreshën e Burgjeve të Danimarkës

RTKlive

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, është takuar me drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve të Danimarkës, Ina Eliasen.

“Kënaqësi të pres në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve të Danimarkës, znj. Ina Eliasen, me të cilën diskutuam mbi marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila pritet të ratifikohet së shpejti në parlamentet përkatëse. Po ashtu, gjatë takimit diskutuam edhe për bashkëpunimi rreth projekte të reja. Si rezultat i kësaj shumë shpejte pritet të ketë vizita të ndërsjella studimore të të dyja vendeve”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij Danimarka vlerëson lartë të arriturat e SHKK-së ne raport me trajtimin e personave të mbajtur në institucione korrektuese.


MË SHUME NGA Lajme