Kosova dhe Danimarka thellojnë bashkëpunimin në drejtësi e tregti
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kosova dhe Danimarka thellojnë bashkëpunimin në drejtësi e tregti

M.Sh/RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetet në parimet e sundimit të ligjit, pluralizmit politik e të drejtave të njeriut, si vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, si dhe me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

I shoqëruar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu si dhe ambasadori i Kosovës në Danimarkë​, Faruk Ajeti, kryeministri njoftoi të pranishmit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, të evidentuara edhe nga organizatat ndërkombëtare prestigjioze si Freedom House, World Justice Project e Transparency International.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e drejtësisë, përfshirë zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve direkte.

Kryeministri falënderoi ministrin Hummelgaard dhe anëtarët e pranishëm të Parlamentit danez për mbështetjen e Mbretërisë së Danimarkës ndaj Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik.


MË SHUME NGA Lajme