Birra e shpezë drejt Kosovës, arrestohet kontrabanduesi serb
BKT
Foto: Policia Kufitare
Lajme

Birra e shpezë drejt Kosovës, arrestohet kontrabanduesi serb

M.Sh/RTKlive

Një qytetar serb nga fshati Ranillug i Anamarovës është arrestuar të enjten mbrëma nga Policia Kufitare e Kosovës gjatë kohës që po hynte në Kosovë me mallra kontrabandë të marrë nga Serbia.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke intensifikuar kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore.

“Më 13.04.2023, njësitë policore të kësaj task-force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konçuli - Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit, sipas njoftimit, është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 arka të birrës "Tuborg"; 50 arka të birrës "Zajqevsko" dhe 2550 zogj (shpezë) të vegjël.

“Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë  ilegale” thuhet në njoftimin e policisë. Sipas kësaj të fundit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit.

Rasti thuhet se është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në


MË SHUME NGA Lajme