22:17 / 13.04.2023
Kurti e Tërnava me mesazh për tolerancë e solidaritet për Ramazan
RTKlive
Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, i cili për nder të muajit të Ramazanit shtroi iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.
“Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë”, deklaroi Kurti.
Në këtë takim kryeministri u shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, derisa uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.























