Escobar për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja e Ohrit është historike
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Escobar për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja e Ohrit është historike

RTKlive

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar ka deklaruar se Kosova dhe Serbi kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprinë normalizimi të marrëdhënieve mes dy palëve. Këto komente amerikani Escobar i ka bërë në një intervistë dhënë mediave shqiptare në prag të vizitës së tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale.

Gjatë kësaj interviste për TCH, Escobar është fokusuar për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim”, tha ai.

Ajo marrëveshje e cila u bë e mundur nga Bashkimi Evropian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, sipas amerikanit Escobar, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit.

“Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por, ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, deklaroi Escobar.

Në këtë intervistë diplomati amerikan foli edhe për Ballkanin e Hapur, ide kjo që, sipas tij, ka mbështetjen e SHBA-së.

“Ne mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur, mbështesim përpjekjet tuaja për t’u integruar më pranë fqinjëve tuaj dhe në Bashkimin Evropian. Ne vërejmë shumë gjëra pozitive. Tani, ka ende gjëra që mund të bëni që do të ndihmonin në përmirësimin e klimës së investimeve, veçanërisht në lidhje me gjykatat tregtare dhe pavarësinë e gjyqësorit. Por, tani për tani, marrëdhënia tregtare është vërtet në rrugën e duhur dhe ne shohim gjëra të rëndësishme që po ndodhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Escobar.

Kujtojmë se Ballkanin e Hapur po e kundërshtojnë Mali i Zi dhe Kosova. 


MË SHUME NGA Lajme