Rama i jep ‘Çelësin e Prishtinës’ Abazoviqit
BKT
Foto: Edona Podvorica
Lajme

Rama i jep ‘Çelësin e Prishtinës’ Abazoviqit

Edona Podvorica /RTK

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po zhvillon një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në fillim të takimit ai ka pranuar 'Çelësin e Prishtinës'. Abazoviq, ka falënderuar kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e Çelësit të qytetit të Prishtinës.

“Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmen më të mirë për Ballkanin Perëndimor”, tha ai

Pjesa tjetër e takimit po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dje pasdite ka arritur në Kosovë, ku po qëndron për një vizitë treditore.

 

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme