Kurti në Metorpol: Në dy vite, do t’i kryejmë të gjitha rrugët
Fadil Gashi / Radio Kosova
Kryeminsitri Albin Kurti i ftuar sot në emisionin Metropol në Radio Kosova, në bashkëbisedim me kolegun Naim Bunjka – Xuxi, në pyetjet e dëgjuesve për ngecjen e punimeve në rrugët e Kosovës, tha se Qeveria ka trashëguar probleme të shumë nga e kaluara me shpronësimet.
Ai tha se shpreson që brenda dy vitesh do të rrumullaksohet përfundimi i projekteve të rrugëve Prishtinë – Mitrovicë, Bresalc – Gjilan, Prishtinë - Podujevë dhe Prishtinë – Pejë. Për dy vjet qeverisje, Kurti tha se janë arritur shumë suksese.
Kryeministri Albin Kurti i ftuar sot në emisionin “Metropol” në Radio Kosova në bashkëbisedim me kolegun dhe moderatorin Naim Bunjku – Xuxi, ka folur për preferencat e tij, librin dhe sidomos muzikën.
Ai tha se shija e tij ka ndryshuar shumë për dallim nga fëmijëria, kur kishte dëgjuar këngë popullore të Shqipërisë së Mesme e që ishin të preferuara nga prindërit e tij.
Me kalimin e viteve, Kurti tha se shija e tij muzikore kishte lëvizur shumë dhe se preferencat e tij kishin lëvizur varësish nga mosha.
Në fund të tetëdhjetave dhe fillimin e 90-tave, Kurti tha që preferonte muzikën irlandeze.
“Ishte kohëra kur në Kosovë u suspendua autonomia dhe roku alternativ irlandez ka qenë shumë frymëzues. Më vonë, shija ime ka lëvizur nga Londra e Dublini te Maçesteri e skena “postpank”.
“Nuk kam qenë konsistent në shijet artistike ashtu si jam në politikë. Në politikë kam konsistencë për nga qëllimi, fryma dhe koncepti”.
Në pyetjet e dëgjuesve për gjendjen në rrugë, sidomos për ankesat në përfundimin e punimeve dhe projekteve në rrugët e Kosovës, kryeministri Kurti tha se “Qeveria e tij ka trashëguar probleme të shumta nga e kaluara, sidomos për sa i përket shpronësimit të pronave me çmime stratosferike dhe keqplanifikime financiare”.
Kurti theksoi se shpreson që brenda dy vitesh do të rrumbullakohet përfundimi i projekteve të rrugëve Prishtinë – Mitrovicë, Bresalc – Gjilan, Prishtinë - Podujevë dhe Prishtinë – Pejë, përkatësisht Kiev -Zahaq.
Në dy vjet qeverisje, Kurti theksoi se janë arritur shumë suksese.
“ Me vetë faktin se kemi ndalur hajninë dhe buxheti është rritur me 760 milionë euro në këto dy vjet qeverisje, kurse ekonomia për 2.2 miliardë, investimet e huaja për 1.2 miliardë, kurse eksportet për këto dy vite për herë të parë arrijnë shifrën për një miliardë”
Kryeministri theksoi se ishte sidomos i kënaqur “që raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka nxjerrë Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor për grumbullimin e të hyrave tatimore për periudhën dyvjeçare 2020 – 2022.
“Fakti që qytetarët kanë parë se nuk ka korrupsion në qeveri, kanë parë se ka shpresë për të ardhmen dhe kanë shpenzuar më shumë se sa që kanë kursyer dhe kjo ka ndikuar që vetëm vitin e kaluar të rriten të hyrat tatimore për 22 për qind, ku njerëzit kanë paguar më shumë kontribute për shtetin dhe ajo që është me rëndësi jemi në rajon, madje edhe para Kroacisë, me pakon mbështetëse më të madh për qytetarë në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike. Qeveria ka shtuar buxhetin sidomos për ushtri, janë shtuar 1240 ushtarë të rinj ndërsa FSK do të marrë pjesë këtë vit në ushtrimin më të madh të NATO-s “Difender Europe 2023”.
Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu se po punohet shumë për luftimin e krimit të organizuar. Ai nënvizoi se “janë konfiskuar rreth 2 tonë narkotikë, janë shkatërruar 14 laboratorë të drogës, tetë prej tyre në veri ku janë mbyllur gjithashtu 16 rrugë ilegale”.
Ai si sukses ka veçuar faktin se “nënat lehona tani po marrin shtesa, pa harruar edhe studentët që ndjekin universitetin pa pagesa”. Ai tha se “janë rritur edhe subvencionet në bujqësi, kurse për të rinjtë mbi 18 vjeç është krijuar një platformë punësimi ku janë lidhur mbi 150 marrëdhënie pune”.
“Punësim dhe drejtësi është zotimi i qeverisë” nënvizoi mes tjerash kryeministri Kurti, teksa në fund tha se ndjek me kënaqësi programin e Radio Kosovës dhe emisionin “Metropol” kur është në makinë.























