14:05 / 14.04.2023
Ancelotti i mbyll “derën” Brazilit: S’largohem nga Madridi!
Me bekimin e Florentino Pérez dhe me besim të plotë në grupin që po drejton, Carlo Ancelotti i mbylli sot një herë e mirë derën kombëtares braziliane të futbollit.
Zërat që tregonin për largimin e italianit një vit përpara fundit të kontratës janë përgënjeshtuar nga vetë trajneri, i cili tha qartë se do të rrespektonte kontratën me klubin 14 herë kampion Evropë.
“Unë di se Florentino dëshiron që unë të qëndroj këtu. Këtë e ka treguar me sjelljen e tij shumë të mirë karshi meje. Klubi është i qetë dhe unë jam i bindur se do të qëndroj këtu edhe në sezonin e ardhshëm. Të dy palët, pra si unë dhe Real-i duam që të respektojmë kontratën”, tha Anchelotti.























