Kurti emëron këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
BKT
Lajme

Kurti emëron këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

E. Hoti/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, zyra për informim e kryeministrit të Kosovës.

Sipas njoftimit emërimi i Qokut është bërë në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme