RTK zgjat afatin e aplikimit për produksionet e pavarura
BKT
Lajme

RTK zgjat afatin e aplikimit për produksionet e pavarura

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës ka zgjatur afatin e aplikimit për produksionet e jashtme, për blerjen e veprave audiovizuele. Produksionet e pavarura mund të aplikojnë në thirrjen për vepra të jashtme audiovizuele deri më datën 21.04.2023.

Vlera totale për projektin e parë është deri në 78,000 Euro
Ndërkaq për projektin e dytë deri në 20,000 Euro.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës: [email protected].   

Me qëllim të realizimit të misionit, vizionit dhe objektivave të veta, drejt përmbushjes së shijeve, kërkesave, nevojave dhe interesave diverse të shikuesve dhe dëgjuesve të Kosovës, RTK për çdo vit shpallë konkurs publik për blerjen e veprave audiovizuele të produksioneve të pavarura, dhe t’i transmetoj në programin e vet në pajtim me Ligjin dhe Statutin e RTK-së.

Linku i aplikimit për produksionet e interesuara: 

 https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=36


MË SHUME NGA Lajme