Rashica ndihmon Galatasarayn për ta mposhtur Kayserisporin
BKT
Sport

Rashica ndihmon Galatasarayn për ta mposhtur Kayserisporin

Uran Krasniqi / RTKLive

Galatasaray ka deklasuar Kayserisporin në ndeshjen e velefshme për Superligën turke, ndërsa kontributdhënës ka qenë edhe kosovari Milot Rashica.

Galatasaray ka fituar me rezultat të thellë 6-0, ndërsa Rashica (23') ka realizuar golin e dytë. 
Golat e tjerë janë realizuar nga Icardi (18', 42' 45+3'),  Akturkoglu (59') e  Zaniolo (71'). 
Aktualisht Galatasaray po udhëheqë Superligën turke me nëntë pikë para Fenerhbahce që gjendet në pozitën e dytë.