Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sonte intervistë në RTK
BKT
Foto: RTKlive/Arkiv
Në Fokus

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sonte intervistë në RTK

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përfundon sot vizitën e tij tre ditësh në Kosovë. Pas takimeve të nivelit të lartë dhe marrëveshjeve të nënshkruara, si ajo për hapjen e korridoreve të reja të trafikut ajror me Kosovën, kryeministri Abazoviq do të japë sonte një intervistë për RTK-në.

Në “RTK Prime”, kryeministri Abazoviq do të flasë për shumë tema që kanë të bëjnë mes dy vendeve.

Qëndrimi i tij  për nismën “Ballkani i Hapur”, pastaj marrëveshja për demarkacionin dhe mundësia për rishikimin e saj, janë vetëm disa nga temat për të cilat ai do të intervistohet.

Çfarë ndodhi me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe cili mund të jetë ndikimi në politikën e jashtme të këtij vendi në raport me Kosovën, pas zgjedhjes së presidentit të ri malazez, janë temat e tjera për të cilat Abazoviq do të flasë në këtë intervistë.

Intervista fillon në orën 20:05 minuta dhe transmetohet në RTK1 dhe në rtklive.com.


MË SHUME NGA Në Fokus