Lago pret Bislimiin e Muratin, diskutojnë marrëdhëniet tregtare Kosovë-SHBA
BKT
Foto: ITA
Lajme

Lago pret Bislimiin e Muratin, diskutojnë marrëdhëniet tregtare Kosovë-SHBA

RTKlive

Nënsekretarja e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA-së, Marisa Lago ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Sot, nënsekretarja Lago u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë dhe zotimin e tregtisë për rritjen e angazhimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ITA në Twitter.

Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë ka dhënë detaje në lidhje me takimin, duke specifikuar se temë e diskutimit ka qenë marrëdhëniet tregtare në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Aktualisht, Bislimi e Murati ndodhen për vizitë zyrtare ne SHBA.


MË SHUME NGA Lajme