16:38 / 15.04.2023
Aston Villa me fitore të madhe ndaj Newcastle
Uran Krasniqi / RTKLive
Aston Villa po i afrohet zonës së tabelës së Premier League e cila e nxjerrë në garat e kupave evropiane.
Me fitoren kundër Newcastle të shtunën tashmë është ngjitur në vendin e gjashtë.
Ndeshja e zhvilluar në "Villa Park" është mbyllur me fitore 3-0 nga skuadra e Unai Emery.
Ramsey (11') dhe Watkins (64'83') kanë realizuar për Villan.
Newcastle në periudha të ndryshme të ndeshjes ka bërë përpjekje për t'u rikthyer në lojë, por pa sukses.
Në tabelën e kryesuar nga Arsenal, edhe pas kësaj humbje Newcastle, mbetet në vendin e tretë me pesëdhjetë e gjashtë pikë.























