Besimtarët ortodoksë sot festojnë Pashkët
BKT
Foto: RTKlive
Në Fokus

Besimtarët ortodoksë sot festojnë Pashkët

RTKlive

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Kjo është njëra prej kremtimeve më të mëdha të besimtarëve të krishterë ortodoks.

Festa fillon me meshën e Pashkëve në të cilën kremtohet ringjallja e Jezu Krishtit, dhe kjo është një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Festimi i Pashkës fillon me meshën e së shtunës në mbrëmje dhe mbaron me drekën e së dielës.

Pjesë e festës janë vezët e kuqe që trokiten nga të gjithë besimtarët, si dhe buka e ëmbël, flaka e shenjtë e mishi i qengjit.

Atmosferën e Pashkëve besimtarët e shprehin duke i thënë fjalët  “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, si dhe “Krishti u ngjall”.

Këtë festë, besimtarëve ortodoksë ua kanë uruar edhe zyrtarë të ndryshëm të vendit. Ndërkohë, në Kosovë, Pashkët janë festë zyrtare dhe e hëna është ditë pushimi.

 


MË SHUME NGA Në Fokus