22:18 / 16.04.2023
United s`gabon ndaj Nottingham Forest
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester United nuk ka gabuar në ndeshjen kundër Nottingham Forest në kuadër të javës së 31-të në Premeir League. Ka fituar me rezultat 2-0.
Golat e Antony (32') dhe Dalot (76') “Djajtë e kuq” kanë qenë përcaktues për skudrën e drejtuar nga holandezi Erik Ten Hag.
Pas kësaj fitore United gjendet në vendin e tretë me pesëdhjetë e nëntë pikë.
Nottingham Forest mbetet në vendin e tetëmbëdhjetë me njëzet e shtatë pikë.























