11:01 / 17.04.2023
“Duhet të përfundosh si Vialli”, kërcënim shokues për Theo Hernandez
RTSH
“Duhet të përfundosh si Vialli”. Ky është një nga mesazhet e turpshme drejtuar Theo Hernandez në rrjetet sociale, protagonistit të “ballë për ballë” të nxehtë me Lozanon në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League të fituar 1-0 nga Milan kundër Napolit në “San Siro”.
Mbrojtësi kuqezi në fakt u ofendua dhe u kërcënua nga disa tifozë, të cilët nuk mund të përkufizohen si tifozë napolitan, të cilët ndërhynë në komentet e një postimi që francezi publikoi në Instagram për të festuar vitin e parë të djalit të tij me partneren e tij Zoe.























