Zakaria: E dimë se tifozët po lëndohen, do të japim gjithçka ndaj Realit
BKT
Sport

Zakaria: E dimë se tifozët po lëndohen, do të japim gjithçka ndaj Realit

F.Bytyqi /RTKLive

Mesfushori i Chelseat, Denis Zakaria thotë se bashkëlojtarët e dinë se tifozët po lëndohen.

Mesfushori i huazuar nga Juventusi foli pas humbjes në shtëpi të së shtunës ndaj Brighton.

“Nuk mjaftoi, ishim keq. Ne duhet të bëjmë shumë më mirë”, tha zvicerani.

“Mendoj se është mirë që menaxheri Frank Lampard është i sinqertë, sepse ne kemi nevojë për më shumë. Ne nuk jemi mirë. Është e keq”.

“Është e vështirë dhe ne ndihemi keq për tifozët sepse nuk mund të luajmë kështu. Ne duhet të bëjmë gjera shumë më të mira”, theksoi Zakaria.

“Tani do të bëjmë gjithçka që mundemi për të kaluar ndeshjen kundër Real Madridit dhe për ta fituar këtë lojë. Do të japim gjithçka deri në fund”, përfundoi Zakaria.