Bëhen të ditura qendrat alternative të votimeve në Veri
Edina Avdiu|RTK
Ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.
Qytetarët e veriut në këto zgjedhje do të hedhin votën në 19 qendra të votimit, 6 prej të cilave do të jenë të rregullta.
Nga 19 qendra të votimit, 13 do të hapen në kontejnerë si qendra alternative. Një nga këto qendra do të vendoset këtu në rrugën ‘Ivo Llolla Ribar’ afër stacionit të autobusëve në veri ku qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit.
Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka publikuar makinën kërkuese ku qytetarët me të drejtë vote në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok do të mund të gjejnë qendrën e tyre të votimit në të cilën do ta hedhin votën këtë të diel.
Megjithatë, disa nga qytetarët e veriut thonë se nuk do të dalin fare në këto zgjedhje.
Njohës të çështjeve politike thonë se organizimi i zgjedhjeve në qendra alternative të votimit nuk është mënyrë e duhur e organizimit të procesit zgjedhor.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë kanë publikuar të gjitha lokacionet se ku do të hapen qendrat alternative të votimit, ani pse ende nuk e kanë bërë të ditur se kur do të vendosen kontejnerët në këto lokacione.























