20:57 / 17.04.2023
Osmani e Konjufca shtrojnë iftar në Kuvendin e Kosovës
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kanë pritur sonte në iftar udhëheqësinë e BIK-ut.
Pritja e tyre u bë në Kuvendin e Kosovës.
”Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!” thuhet në statusin e Konjufcës.























