Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën
RTKlive
(E plotësuar) Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. "Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar", tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.
Sot Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian sot e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen
Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill, raporton RTKlive.
Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së























