Golden State pëson humbjen e dytë në serinë e "play-off"-it
BKT
Sport

Golden State pëson humbjen e dytë në serinë e "play-off"-it

B.H. | RTKlive

Sacramento dhe Philadelphia shfrytëzuan për herë të dytë avantazhin në shtëpi dhe fituan duelet ndaj Golden State, përkatësisht Brooklyn dhe tani kanë epërsi 2:0 në serinë e fitoreve në raundin e parë të garave të ‘play-off’-it në NBA.

Kjo është hera e parë që kampionët në fuqi, Golden State Warriors, kanë humbur dy ndeshjet e para në një seri të ‘play-off’-it.

Dearon Fox dhe Domantas Sabonis shënuan secili nga 24 pikë dhe ishin kryesues në triumfin e mikpritësve. Në anën e kundërt, Stephan Curry shënoi 28 pikë, Andrew Wings 22 dhe Klay Thompson 21 pikë.

Philadelphia 76ers konfirmoi për herë të dytë se është favorite në serinë ndaj Brooklyn Nets. Nikoqirët festuan me 96:84. Më efikasit te ekipi fitues ishin Tyrese McSay me 33 pikë dhe Joel Embiid, me 20 pikë.