Bislimi merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për liberalizimin e vizave
BKT
Lajme

Bislimi merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për liberalizimin e vizave

M.Mmiftari/RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton ditën e nesërme drejt Strasburgut.

Përmes një njoftimin për medie nga Zyra e për Informim e Kryeministrisë bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Tutje në njoftim shkruhet se pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.


MË SHUME NGA Lajme