15:39 / 18.04.2023
Rohde i lumtur për liberalizimin e vizave për Kosovën
B. H. / RTKlive
Lajmit për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian iu ka gëzuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Ai e shpërndau në ‘Twitter’ adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
”Më në fund është bërë! Me miratimin final sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.
”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka shkruar tutje Rohde.
























