Costa motivon Benfican: Do të luftojmë deri në sekondat e fundit
BKT
Sport

Costa motivon Benfican: Do të luftojmë deri në sekondat e fundit

F.Bytyqi/RTKLive

Ish-futbollisti i njohur portugez, aktualisht presidenti i Benficas, Rui Costa, ka folur para ndeshjes Inter-Benfica, duel ky që luhet nesër mbrëma në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes Benfica dhe Interit ishte mbyllur 0-2 në favor të skuadrës italiane.

Megjithatë, Costa është i bindur se skuadra e tij, do të jap më të mirën në duelin kthyese kundër Interit.

 “Po e nisim me rezultat negativ, i pari pas 13 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në të cilat arritëm 10 fitore dhe dy barazime, diçka e pa menduar më parë për klubin. Është një rezultat që rezulton jo i drejtë duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë, por ne duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe këtë do të bëjmë”, ka thënë Costa.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se skuadra do ta bëjë këtë. Për Benficën, çdo ndeshje është më e rëndësishmja. Tani për tani është më e rëndësishmja, sepse është ajo që do të na lejonte të ecnim përpara në kompeticion. Ne nuk do të hedhim poshtë sezonin dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit”, ka theksuar Costa.

Ndeshja Inter-Benfica luhet nesër prej orës 21:00.