Deputeti Elmi Reçica flet sonte në “Zonën e Parlamentit” në RTK
BKT
Lajme

Deputeti Elmi Reçica flet sonte në “Zonën e Parlamentit” në RTK

F. Sertolli / RTKlive

Anëtari I Komisionit për Integrime Evropiane, Elmi Reçica ka folur sonte në emisionin “Zona e Parlamentit” në RTK 1 për vendimin e Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për aktualitetet kryesore politike.

Deputeti i PDK-së, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Bashkimin Evropian, për pengesa në këtë proces. Ai ka shpalosur detaje nga takimet me zyrtarët e lartë evropianë, për bllokimin e gjatë të liberalizimit të vizave.

Reçica, ish-i burgosur politik, ish-pjesëtar i UÇK-së, ish-anëtar i SHIK-ut, ka folur edhe për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai është shprehur se pret që ish-krerët e UÇK-së do të kthehen  të pafajshëm në Kosovë.

Sipas tij, Kosova duhet të ndjekë shembullin e Kroacisë që t’u japë mbështetje çlirimtarëve, si në rastin e Ante Gotovinës, që u lirua nga Haga.

Reçica, ka folur edhe për zgjedhjet në veri, që pritet të mbahen këtë të dielë si dhe disa tema të tjera aktuale.

Emisioni i përjavshëm  “Zona e Parlamentit” në RTK 1, që drejtohet nga Blerim Haxhiaj, transmetohet këtë të martë rreth orës 21.40.


MË SHUME NGA Lajme