Matthaus këshillon Bayernin: Mos e blijeni Harry Kane-n
BKT
Sport

Matthaus këshillon Bayernin: Mos e blijeni Harry Kane-n

F.Bytyqi/RTKLive

Legjenda e Bayern Munich, Lothar Matthaus, i ka bërë thirrje gjigantëve gjermanë që të mos e blejnë sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Ylli i ‘Tre Luanëve’ prej kohësh është i lidhur me transferimin tek ‘Bavarezët’.

Matthaus thotë se emocionuar për të parë një sulmues cilësor tek Bayern Munich, por jo edhe Kane-n.

“Jam i emocionuar të shoh një sulmues i ri. Të gjithë po flasin për Victor Osimhen për paraqitjet e tij të bujshme të Napoli. Asnjëherë nuk mund ta di nëse ai mund ta bëjë këtë edhe në Munich, por mendoj se ai do të ishte i përshtatshëm”, ka thënë Matthaus për mediet gjermane.

“Harry Kane do të ishte shumë i vjetër dhe shumë i shtrenjtë për mua”, ka theksuar legjenda gjermane.