Prishtina-Gjilani, finalja e madhe e Kupës
BKT
Sport

Prishtina-Gjilani, finalja e madhe e Kupës

F.Bytyqi/RTKLive

Prishtina dhe Gjilani do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat të thellë prej 6-0, të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës dhe prishtinasit me rezultatin e përgjithshëm prej 8-1, kalojnë në finalen e kësaj garë, e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.

Hyseni (9’), Kryeziu (16’, 26’), Pllana (56’), Pefqeli (76’) dhe Jashari (83’), shënuan për fitoren e thellë të kryeqytetasve.

‘Vizën’ për finalen e Kupës së Kosovës, e ka siguruar edhe Gjilani e cila sot mundi Llapin, me rezultat 1-0, dhe gjilanasit me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kalojnë në finale.

Ramadani (36’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit ndaj llapjanëve. Gjilani pas dy dekadash prek finalen e Kupës së Kosovës.