Arrestohet drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi
BKT
Lajme

Arrestohet drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi

B. H. / RTKlive

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar sot nga policia me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kjo e fundit. Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimeve “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.  Po ashtu, Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka  bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​


MË SHUME NGA Lajme