19:07 / 19.04.2023
Maqedonia e Veriut ratifikoi tri marrëveshje të Procesit të Berlinit
B. H. / RTKlive
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ratifikoi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit – për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ai në një postim në Facebook i ka vlerësuar këto marrëveshje janë të “një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së”.
“Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai.























