Ambasadorja izraelite falënderon Kurtin për përkujtim të Getos së Varshavës
BKT
Lajme

Ambasadorja izraelite falënderon Kurtin për përkujtim të Getos së Varshavës

RTKlive

Sot shënohet 80-vjetori i Kryengritjes së Getos së Varshavës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, nëpërmjet një postim në Twitter

E për këtë përkujtim Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka zgjedhur gjuhën shqipe që të falënderoj Kurtin.

Ndryshe në geton e Varshavës u mbajtën në kushte çnjerëzore rreth 450.000 hebrenj nga nacionalsocialistët. Dhjetëra mijëra vetë vdiqën nga uria e sëmundjet. Kryengrija filloi më 19 prill 1943, kur nazistët donin të deportonin banorët e fundit të zonës së rrethuar të qytetit për t'i çuar në kampin e shfarosjes, Treblinka. Me kryengritjen në geton e Varshavës banorët hebrenj ushtruan rezistencë kundër pushtuesve gjermanë.

Katër javë ata arritën të bëjnë rezistencë, derisa nacionalsocialistët e shkatërruan plotësisht geton. 56.000 hebrenj u vranë në këtë kryengritje hebreje.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme