Inter dhe Benfica barazojnë në pjesëlojën e parë
BKT
Sport

Inter dhe Benfica barazojnë në pjesëlojën e parë

Uran Krasniqi / RTKLive

Dy herë janë tundur rrjetat në "Giuseppe Meazza" në dyzet e pesëminutëshin e parë të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League mes Interit dhe Benficas. Të dy skuadra kanë shënuar nga njëherë për të dhënë rezultatin 1-1.

Ka qenë minuta e katërmbëdhjetë kur Barella me një gol të bukur ka kaluar italianët në avantazh.  

Barazimi i portugezëve ka ardhur në minutën e tridhjetë e tetë kur ka realizuar Aursnes. 

Ky rezultat e dërgon Interin në çerekfinale.