Festivali Re Musica këtë vit nis edicionin e 22-të
BKT
Kulturë

Festivali Re Musica këtë vit nis edicionin e 22-të

Dafina Smajli/RTK

Ky festival është njëri ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës që mbahet në vend e që këtë vit sjell më shumë se 200 performues nga e gjithë bota.

Drejtuesit e festivalit në një komunikatë për media kanë thënë se misioni i këtij edicioni është rëndësia e kujdesit për veten, si moment reflektimin dhe ndërgjegjësimi për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Këtë vit program do të jetë më i zgjeruar dhe përpos koncerteve, me artistët do të ketë diskutime, për tema të shëndetit mendor, instalacione-konceptuale,tingullore, masterklase,punëtori me gjeneratat e reja ReMusiva Junior –programe për fëmijë.
Por më të veçantat janë koncertet akusmatike &elektroakustike që përfshijnë perfomancat unike të meditimit me muzikë.
Në këtë program përfshihen 8 premiera botërore, që i kushtohen në veçanti repertorit për instrumente me fryme duke vënë në theks në formacione frymore dhe ansamble vokale.
Re Musica fillon datën 3 Maj.


MË SHUME NGA Kulturë