Kosova në grup me Danimarkën e Poloninë
BKT
Sport

Kosova në grup me Danimarkën e Poloninë

Uran Krasniqi / RTKLive

Me Danimarkën dhe me Poloninë është shortuar Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Zuerich të Zvicrës dhe Kosova do të garojë në Grupin 8.

Grupi tetë është i vetmi me tri ekipe kombëtare. Shtatë grupet tjera i kanë nga katër ekipe kombëtare.

Kosova ka luajtur me Poloninë së fundmi në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023.