Gjykata nuk ndryshon vendim, Thaçi e Veseli mbesin në paraburgim
Foto: RTKlive
Gjykata Speciale

Gjykata nuk ndryshon vendim, Thaçi e Veseli mbesin në paraburgim

J.Musliu/RTKlive

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e sotme për media në të cilën u tha se trupi gjykues ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku që Thaçi dhe Veseli të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor, ose të kryejnë vepra penale të tjera.

Vazhdimi i procesit gjyqësor në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vijojë me 1 maj, me fillim në orën 9:30.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale