Gërvalla: Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj janë vetëm fushatë|Video
M.Miftari/RTKlive
(E plotësuar) Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla për ambasadorin Berishaj theksoi se, përveç fjalëve, nuk ka asnjë dëshmi të vetme që të mund të merren masa për shkarkimin e tij nga funksioni i ambasadorit.
“Kam shikuar me kujdes të gjitha letrat që qarkullojnë, duke përfshirë edhe ato bankare sllovene e malazeze dhe kam ardhur në përfundim që për shkak të fjalëve e fushatave nuk është e përgjegjshme nga ana ime dhe nuk mund të largoj një ambasador, i cili bën një punë jashtëzakonisht të mirë në Kroaci”, deklaroi ministrja Gërvalla.
Ajo mes tjerash, shtoi se po qe se ato të thëna fjalësh, fushata, dalin të faktuara, unë nuk do ta kurseja jo vetëm ambasadorin Berisha, por askënd.
“Nuk kam ardhur nga Gjermani për ta kursyer dikë, por nuk kam të drejtë që t’i bashkohem fushatave pa argumente për të denigruar personalitetet”, sqaroi Gërvalla.
Gërvalla:Ligjshmëria është vënë në vend në Ministrinë e Jashtme
(E plotësuar) Ministrja e Punëve të Jashtme e të Diasporës, Donika Gërvalla-Shvarc ka folur edhe për qeverisjen Kurti, me theks të veçantë në dikasterin që ajo udhëheq, Ministrinë e Jashtme dhe për Diasporë.
Progresi në demokratizmin e vendit, sipas ministres Gërvalla, është i dukshëm, teksa përmendi një sërë asociacionesh ndërkombëtare që monitorojnë punën e qeverisjes në vende të ndryshme gjithandej botës.
"Ka një pajtim nga të gjithë ndërkombëtarët sa i përket sundimit të ligjit dhe ngritjes së standardeve të demokracisë Kosova ka një përparim të jashtëzakonshëm, ndonëse", shtoi ajo, "jemi shumë larg nga perfeksioni".
Ajo më tej theksoi se masat e marra tani është e rëndësishme të mund të arrihen rezultate në aspektin afat-shkurtë e afatgjatë, teksa përmendi shërbimin diplomatik, që, sipas saj, ka ndryshuar shumë gjatë udhëheqjes së saj, por që, siç u shpreh ajo, ka nevojë të punohet ende shumë.
Ligjshmëria është vënë në vend në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe ristrukturimi i nevojshëm”, tha, mes tjerash, ministrja Gërvalla.
Ajo foli edhe për investime nga jashtë, ndonëse në to është përfshirë diaspora shqiptare.
Sipas saj sundimi i ligjit, stabiliteti e siguria janë shtylla për të investuar në Kosovë për secilin investitor.
(E plotësuar) Gërvalla: Zgjidhja afatgjate është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve
Ministrja Gërvalla foli edhe për vizitën e ministrit të Jashtëm suedez Tobias Billström, për të cilin tha se ai ka ardhur edhe si përfaqësues i BE-së e që ka përshëndetur marrëveshjen e Ohrit, ku bëri të ditur se gjatë takimit me të është folur edhe për Asociacionin.
Lidhur me dialogun me Serbinë, ministrja Gërvalla theksoi se partnerët tanë besojnë se ka një shans për një marrëveshje serioze me Serbinë e që Kosova është treguar e interesuar seriozisht që të arrihet marrëveshja për normalizim te marrëdhënieve, ndonëse, siç u shpreh ajo, nuk është se presim ndonjë miqësi te madhe më fqinjin tonë, por, shtoi ajo, ia vlen çdo tentativë për një sjellje normale mes dy shteteve fqinje.
“Kosova nuk njihet si një vend që nuk e mban fjalën e dhënë, prandaj mendojmë mirë se çfarë deklarojmë sepse nuk mund të sillemi si Serbia e cila premton 5 herë në ditë e nuk mban asnjë prej tyre”, deklaroi ministrja Gërvalla, derisa vuri në pah përvojën e saj vetanake, si person që ka zhvilluar dialog me shtetin fqinjë e që, ndonëse është pajtuar me marrëveshjen ajo ka mohuar pa kaluar 24 orë nga arritja e marrëveshjes që kishte të bënte në mospendimin e anëtarësisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Ne bëjmë dialog me partnerët tanë, sepse nëse partnerët tanë deklarojnë se ka një shans, atëherë ne do të ishim të fundit që nuk do ta shfrytëzonim këtë shans, por që nuk hezitojmë të shprehim pesimizmin tonë ndaj Serbisë sepse kemi përvojë të gjatë me të e që sjelljet e saj vetëm sa përforcojmë skepticizmin tonë”, deklaroi mes tjerash ministrja Gërvalla.
Gërvalla:Vijat e kuqe të Asociacionit, cenimi i sovranitetit dhe i funksionalitetit të shtetit
“Vijat e kuqe për Asociacionin është cenimi i sovranitetit, si dhe cenimi i funksionalitetit të Republikës së Kosovës. Këto janë dy pika që në asnjë format të bisedimeve me ndërkombëtarët nuk do të lejojmë të shkelen”, deklaroi ministrja Gërvalla.
Ajo më tej shtoi se nuk ka asnjë zotim të institucioneve të Kosovës në zbatimin e asociacionit me ato elemente ekzekutive që cenojnë funksionalitetin e shtetit, përkundrazi ka një zotim për të gjetur një format, ku do të mund të organizoheshin Komunat me Shumicë Serbe, që nuk cenojnë sovranitetin e funksionalitetin e vendit, ngase “këto janë parakushte që kemi hyrë në negociata”.
Kurse për 5 shtetet mosnjohëse të shtetit tonë, ministrja Gërvalla tha se askush nuk mund të garantojë në arritjen e njohjeve nga ana e tyre, sepse ato janë shtete sovrane, por që, garantoi përpjekjet e saj maksimale për arritjen e njohjeve nga, të paktën, të 4 shteteve që janë anëtare të NATO-s.
(E plotësuar)Liberalizimi i vizave, Gëvalla: Meritorë janë qytetarët tanë
Ka zgjatur tepër shumë procesi i liberalizmit të vizave ndaj Kosovës, por duhet shikuar përpara në mënyrë që të jemi të përgatitur për datën e një janarit të 2024-ës, si dhe të bëjmë një fushatë të mirë informuese lidhur me njohjen e domethënies së liberalizimit t ë vizave, se çka është e çka nuk është liberalizmi i vizave, që qytetarët tanë të jenë të përgatitur e të mos hasin pengesa të ndryshme.
Kështu dekaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në RTK Prime, derisa theksoi se nganjëherë plotësimi i kushteve formale nuk është i mjaftueshëm për një proces të tillë çfarë është liberalizimi i vizave, ku, mes tjerash, përmendi edhe faktin që qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin e përvojave jo të mira nga shtetet fqinje lidhur me këtë proces.
“Megjithatë meritor për këtë akt janë qytetarët e Republikës të cilët nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga besimi për një rezultat t ë tillë, pra është një akt me të cilin janë shpërblyer qytetarët tanë”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në RTK Prime.
Ajo më tej shtoi se është mirë që më nuk do të ketë radhë të gjata para ambasadave të qytetarëve tanë dhe që më së voni do të jetë 1 janar 2024.
Për këtë ministrja Gërvalla falënderoi Presidencën çeke sepse, siç tha ajo, ka luajtur ndikim të konsiderueshëm në liberalizimin e vizave, që ka këmbëngulur që të caktohet një datë e saktë kur të zbatohet liberalizmi i vizave.
Ajo më tej sqaroi efektin e liberalizmit të vizave, ku përmes këtij dokumenti qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë për qëllime të ndryshme, pro me karakter human, në arritjen e synimeve shkencore, ngritjen e njohurive të sferave të ndryshme qoftë të bizneseve etj.























