Prishtina në epërsi ndaj Trepçës pas fitores së sontme
BKT
Sport

Prishtina në epërsi ndaj Trepçës pas fitores së sontme

Uran Krasniqi / RTKLive

Prishtina ka siguruar epërsi ndaj Trepçës sa u takon ndeshjeve gjysmëfinale të Play-offit.

Me fitoren e sotnme klubi kryeqytetas avancon me ndeshje të fituara, duke bërë që rezultati të jetë 2-1. 
Ndeshjen e sotnme Prishtina e ka fituar me shifrat 87:71 (21:19, 29:22, 17:16, 20:14). 
Periudha e dytë ishte vendimtare, pasi prishtinasit u shkëputën deri në epërsinë më të lartë, që ishte 15 pikë, si dhe e ruajtën atë. 
Te vendasit u dalluan Both Gach me 23 pikë e pesë kërcime dhe Derrick Wilson me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët u dallua Jamel Artis me 23 pikë e tetë kërcime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Mitrovicë. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.