Sot dita e parë e Fitër Bajramit|Video
BKT
Lajme

Sot dita e parë e Fitër Bajramit|Video

N.M. /RTKlive

(E plotësuar) Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, në Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:23, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Fitër Bajrami, sipas tij, është festa më popullore që presin gjithë grupmoshat.

“Në Ramazan na bashkoi lutja, sofra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë Fitër Bajram... Ramazanin po e përcjellim me krenari e me familje tona po e përcjellim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullore që presin gjithë grupmoshat”, tha ai.

Myftiu tha se braktisja nuk është zgjidhje dhe se qëllimi kryesor në jetë nuk është vetëm ana materiale. Ai tha se e kemi obligim të ndërtojmë vendin. “Jeta në këtë kohë nuk ka për qëllim kryesor e mision vetëm anën materiale”, tha Tërnava.

Tërnava, uroi të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin festës së Fitër Bajramit. “Ju përgëzoj e uroj të gjithëve festën e Fitër Bajramit! Me hajr e me të mira na qoftë festa e Fitër Bajramit!”, tha myftiu.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Gjithashtu bëhet e ditur se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në këtë njoftim.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi të enjten besimtarët myslimanë, në prag të festës së Fitër Bajramit.

Ai, në urimin e tij tha se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.

 “Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificës. Pas muajit të faljeve dhe begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani”, tha Tërnava.

Tërnava me tej tha se çdo qytetar duhet që të punojnë në ruajtjen e familjes si dhe të vendlindjes.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.


MË SHUME NGA Lajme