Liderët e vendit urojnë festën e Fitër Bajramit
BKT
Lajme

Liderët e vendit urojnë festën e Fitër Bajramit

RTKlive

(E plotësuar) Me rastin e festës së Fiter Bajramit, udhëheqësit e institucioneve më të rëndësishme të vendit, liderët e partive politike, personalitete nga fusha të ndryshme po urojnë qytetarët për këtë festë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor.

“Si përfundim i Ramazanit, ne sot shënojmë Festën e Bajramit. Në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor. Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat.

Konjufca ka uruar që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për të gjithë.

“Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin!”m ka shkrar kryeparlamentari Konjufca.

Krasniqi: Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Bajrush Xhemajli, ka qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Kjo ditë që është simbol i sakrificës dhe solidaritetit, le të na shërbejë për më shumë mirëkuptim, harmoni, empati dhe tolerancë mes njëri-tjetrit.

Për të gjithë qytetarët e besimit islam në Kosovë, urime Fitër Bajrami! Agjërim të pranuar!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Me rastin e Fitër Bajramit, qytetarët i ka uruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai, në një postim në Facebook, ka uruar që Zoti t’i ketë pranuar agjërimin e Ramazanit, lutjet dhe veprat e mira.

“Kjo ditë e veçantë, shpresoj të ju sjellë paqe, dashuri dhe shumë lumturi në mesin tuaj. Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite - rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve. Uroj që ky Bajram të ju mbushë zemrat me ngrohtësi dhe të ju frymëzojë që të përhapni mirësi dhe pozitivitet kudo që jeni e që shkoni. Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Krasniqi.

Abdixhiku: Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë

(E plotësuar) Me rastin e festës së Fiter Bajramit, udhëheqësit e institucioneve më të rëndësishme të vendit, liderët e partive politike, personalitete nga fusha të ndryshme po urojnë qytetarët për këtë festë.

Me rastin e Fitër Bajramit, qytetarët i ka uruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke kërkuar solidaritet, harmoni e kujdes ndaj tjetrit, në veçanti ndaj atyre në nevojë.

“Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë. Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit. Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë. Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kërkuar një kujdes të veçantë për ata që kanë nevojë. “Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë!”, ka thënë Abdixhiku.

Fitër Bajrami, Tahiri: Të shtojmë respektin dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin

Mund të jetë një imazh i 2 persona

(E plotësuar) Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri me bashkëpunëtorë vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e Fitër Bajramit.

"Së bashku me kolegë, vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), për të shpreh urimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për festën e Fitër Bajramit. Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, i uruam këtë festë të përkushtimit dhe të solidaritetit duke vlerësuar rolin e BIK-ut në të gjitha etapat", ka thënë Tahiri, njofton zyra për informim e kësaj partie.

"Uroj që në këtë ditë feste, e cila vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit, të shtojmë respektin e ndërsjellë, tolerancën e mirëkuptimin me njëri-tjetrin!

Urime Fitër Bajrami!", është shprehur Tahiri.

Fitër Bajrami, Haradinaj: T`i hapim krahët për ata që kanë nevojë

(E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

"Festa e Fitër Bajramit nuk është thjeshtë një festë fetare. Është një ditë që na përkujton edhe njëherë rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit. Na përkujton se sa e rëndësishme është t'i mbajmë zemrat e pastërta dhe t'i hapim krahët atyre që kanë nevojë. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme", ka shkruar Haradinajm në Facebook.

Ai, uroi Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, me mesazhet që përçon kjo festë.


MË SHUME NGA Lajme