Arsenali i shpëtoi humbjes në minutat e fundit ndaj Sauthamptonit
BKT
Sport

Arsenali i shpëtoi humbjes në minutat e fundit ndaj Sauthamptonit

B. H. / RTKlive

Arsenali shpëtoi një pikë në “Emirates” ndaj skuadrës së fundit në renditje, Southamptonit, duke barazuar 3:3, por futbollistët dhe tifozët e Manchester Cityt janë në festë, pasi tashmë rikthehen fuqishëm në garë për titullin kampion.

Skuadra e Mikel Artetës ishte në disavantazh 1:3 deri në minutën e 88-të. Carlos Alcaraz pas vetëm 27 sekondash dhe Theo Walcott në minutën e 14-të tronditën “Emirates” për epërsinë 0:2, ndërsa Gabriel Martinelli e zvogëloi disavantazhin pak para pushimit.

Në pjesën e dytë, Caleta-Car çoi shifrat 1:3 me golin me kokë. Kur dukej se shpresat e Arsenalit po fundoseshin, Martin Odegaard shënoi në minutën e 88-të për 2:3, teksa dy minuta më pas Bukayo Saka barazoi në 3:3. Në kohën shtesë “Topçinjtë” patën edhe disa mundësi, por nuk arritën të përmbysin rezultatin, duke marrë një barazim zhgënjyes.