City në finalen e madhe të FA Cup, deklason Sheffield Unitedin
BKT
Sport

City në finalen e madhe të FA Cup, deklason Sheffield Unitedin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester City vazhdon të shkëlqejë në gjitha garat këtë sezon.

Skuadra e Pep Guardiolës, është kualifikuar në finalen e madh të FA Cup, pasi mundi Sheffield United, me rezultat 3-0, të shtunën në gjysmëfinalen e kësaj garë, e dyta për nga rëndësia në Angli.

‘Qytetarët’ ishin ekip dukshëm më i mirë se skuadra mike, derisa njeriu i ndeshjes ishte Mahrez (43’, 61’ dhe 66’), i cili shënoi hat-trik.

City kalon në finalen e madhe të kësaj gare, e 12-ta në historinë e tyre. City në finale do tw ndeshet me fituesin e ndeshjes Man United-Brighton.

Kampionët në fuqi të Anglisë, të mërkurën që vjen përball Arsenalit, luajnë ndeshjen kryesore të këtij viti në garën për titull të kampionit në Premier League.