20:20 / 22.04.2023
E turpshme, rrahje mes hendbollistëve të Vushtrrisë dhe Trepçës
RTKlive
Një ekses i madh në hendbollin e Kosovës, ka ndodhur në ndeshjen Vushtrria-Trepça, sfidë kjo që luhej në kuadër të javës së fundit në Superligën A.
Hendbollistët e këtyre dy skuadrave, janë rrahur fizikisht kur rezultati ishte 17-21. Në këtë moment, hendbollistët nisen rrahjen masive përfshirë edhe banak rezervë dhe tifozët.
Kjo sfidë që i qite hije të zeze sportit tonë, u ndërpre dhe Komisioni i Garave do të marrë vendimin për këtë ndeshje.























