Arta Zendeli: Vota për pranimin e Kosovës në KiE, votë më me emocion|Video
Bardhyl Bajrami/RTK
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Arta Bilalli Zendeli, tha se vota për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vota më me emocion për mua dhe për gjithë shqiptarët që janë aty.
Kështu deklaroi ajo në një intervistë për "Lajmet Qendrore" të RTK-së, Arta Bilalli-Zeneli, ku ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që do të mbahet të hënën më 24 prill.
Arta Zendeli sqaroi se vendimin e sjellë Komiteti i Ministrave që, pastaj, duhet të kalojë në Asamblenë Parlamentare, ku votat për Kosovën, tashmë, janë siguruar, derisa shtoi se është, pothuajse, e sigurt se, në këtë rast, bëhet fjalë për Republikën e Kosovës, që sipas saj, është arritje e madhe.
Më tej, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Arta Bilalli-Zendeli, lidhur me përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, theksoi se procesi i anëtarësimit si i tillë është paksa i vonuar, nëse kihet parasysh kohën e anëtarësimit të shteteve të reja që janë anëtarësuar që pas shembjes së komunizmit, ndërkohë që bëri të ditur se ky sesion zgjatë nga e hëna deri të premten, megjithëqë la të nënkuptohet që ky proces mund të lihet për në qershor.
Ndërkaq për mbështetjen e Maqedonnisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, Arta Bilalli- Zendeli, deklaroi se ashtu siç është bërë në të kaluarën, do ta bëhet edhe në të ardhmen dhe, "si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut, së bashku me kolegët e Kosovës kemi bërë këtë që prej se jam anëtare e Këshillit të Evropës dhe do ta bëjë edhe tani".
"Vota për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vota më me emocion për mua dhe për gjithë shqiptarët që janë aty", tha në fund të intervistës Arta Bilalli-Zendeli.























