Top-ligat vijnë sot me disa superduele
F.Bytyqi/RTKLive
Pesë ligat më të forta evropiane, vijnë sot me disa duele mjaft interesante.
Premier League sjellë dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të, ku do të përballen Nwecastel United-Tottenham dhe Bournemouth-West Ham.
La Liga vjen me katër ndeshjet e javës së 30-të, ku spikatin duelet Barcelona-Atletico Madrid, ndeshje që fillon në orën 16:15 dhe Sevilla-Villareal, takim ky që starton në orën 21:00.
Përballje interesante sjellë edhe Serie A, ku joshin ballafaqimet Juventus-Napoli dhe Milan-Lecce.
Gjithsesi, se edhe Bundesliga dhe Ligue 1 vazhdojnë sot me disa sfida të ‘nxehta’. Në elitën gjermane luhen tri ndeshjet e fundit të kësaj fundjave, ku veçohet përballja Bayer Leverkusen-Leipzig, derisa elita franceze ka rezervuar derbin Lyon-Marseille, ndeshje që nis në orën 20:45.























