10:53 / 23.04.2023
Kelmendi thirrje qytetarëve që të dalin në votime
RTKlive
Taulant Kelmendi, kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicë e Veriut, ka shfrytëzuar të drejtën e votës dhe ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri.
Në një prononcim të shkurtër për media pas votimit, Kelmendi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në votime në numër sa më të madh.























