Barça triumfon në kryederbin spanjoll, mposht Atletico Madridin
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona ka triumfuar në kryederbin e kësaj fundjave në La Ligë, duke mundur Atletico Madridin, me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar të dielën në ‘Camp Nou’.
Dueli mes katalonasve dhe madrilenëve, ka prodhuar një duel interesante me raste të shumta, edhe pse u shënua vetëm një gol.
Torres (44’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshjes dhe të fitores për skuadrën e Xavi Hernandez.
Lojë dinamike është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë, ku nuk munguan rastet për gola në të dy skuadrat, sidomos ‘blaugranat’ kanë mundur të dyfishojnë epërsinë sikur Lewandowski, i cili dështojë ballë për ballë me portierin e Atletico Madridit. Megjithatë, rrjetat ‘heshtën’ në këtë fraksion të ndeshjes.
Barcelona pas kësaj fitore, është edhe një hap më afër titullit të kampionit pasi që kryeson tabelën me 76 pikë, 11 më shumë së Real Madridi, kurse, Atletico renditet e treta me 60 pikë të tubuara.























