Hovenier: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Hovenier: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit

RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel që do pritet të mbahet më 2 maj.

Kurti tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Kurse Ambasadori i SHBA-se në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm.

Duke mos dashur që të komentojë më shumë ai u tha shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshme, e cila mes tjerash thotë se Ambasada amerikane në Prishtinë e përkrahë një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.


MË SHUME NGA Lajme